
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se nëse PD do të ndahet në dy parti, atëherë “beteja” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të jetë logoja e partisë.
“Nën gjykimin tim kjo është komike e paimagjinueshme jo produktive që partia e madhe përfundon në një betejë pa pikë sensi. Pash dje zgjedhjet në Kosovë dhe jam impresionuar me standardin e lartë demokratik, ku secili kandidat uroi publikisht kandidatin rival.
Problemi kryesor do të jetë kush dot ë mbajë logon. Deri tani ka dy mënyra ose kam përshtypjen njerëzit nuk janë të kthjellët se çfarë do të ndodhi. Problemi kryesor është që njëra palë mendon që vrulli i Berishës do të heshtë duke përdorur truke administrative do të lodhin Berishën dhe duke rreshtur këtë ata mendojnë se do të dojë një kohë të rikuperohet prapë dhe këta njerëz do të bashkohen me Bashë. Rreziku më i madh i tyre është që partia të çahet në dysh dhe nëse kjo ndodh beteja kryesore do të jetë për logon.”, u shpreh Fevziu.



