Tenderat e Spitalit Dibër/ SPAK zyrtarisht në hetim ish-anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

Tenderat e Spitalit Dibër/ SPAK zyrtarisht në hetim ish-anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-anëtarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Kreshnik Tërnova, i akuzuar për favorizimin në tenderat e Spitalit Dibër. 

 

MCN TV mëson se ai është marrë i pandehur, nën akuzën e favorizimit në gara dhe ankande publike, si dhe deklarimet e rreme përpara oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Çështja në fjalë dhe akuzat janë ngritur nga  prokurori Elvin Gogaj, nën dyshimin se Tërnova ka pasur njohje me biznesmenin Engjëll Hoxha, i cili është proceduar penalisht dhe ka përfituar nga tenderi.

 

Por Tërnova e ka mohuar në SPAK, njohjen me biznesmenin, gjë që është hedhur poshtë nga tabulatet telefonike.

 

Në këtë hetim do të përfshihen edhe veprimet e tre anëtarëve të tjerë që kanë firmosur vendimin, duke bërë që të shpallej fituese kompania e biznesmenit Hoxha, edhe pse ishte skualifikuar më parë.

 

Prokurimi Publik dhe Vendimi i KPP-së i përkasin vitit 2025, ndërsa në një praktikë rezultojnë këta anëtarë që shpallën fitues kompaninë biznesmenit Engjëll Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy