Rehabilitimi i përroit të Lushnjës/ Sharka: Projekti me mangësi, ka shume specifika që qytetarët duhet t'i dinë (VIDEO) 

Rehabilitimi i përroit të Lushnjës/ Sharka: Projekti me mangësi, ka shume specifika që qytetarët duhet t'i dinë (VIDEO) 

Projekti që ka nisur dje në Lushnje, përkitazi me rehabilitimin e përroit të qytetit,  ka nxitur reagime në mesin e opozitës dhe mazhornacës.  

Në një komunikim më edicionin e lajmeve  në MCN tv, kryetari i PD dega Lushnjë, Eduard Sharka, thotë se Partia Demokratike vlerëson dhe mbështet këtë projekt në të mirë të çdo qytetari, porse ai është inicuar pa asnjë të dhënë dhe fakte rreth detajeve të projektit.

Sipas tij, Taulant Balla nuk jep asnjë detaj mbi planin e shpronësimeve të tokave, prishjes së ndërtesave, indeksimin sipas vlerës së tregut, etj. 

“Partia Demokratike vlerëson dhe mbështet këtë projekt në të mirë të çdo qytetari, ashtu siç do shprehej me pozitivitet për çdo projekt tjetër të mundshëm në shërbim të qytetarëve.

Porse aty nuk pamë dhe as dëgjuam detaje rreth projektit, planit të shpronësimeve të tokave, prishjes së ndërtesave, indeksimin sipas vlerës së tregut, apo zgjidhje alternative, ka shumë specifika që qytetarët duhet ti dinë.

Mirëpo, kryetarja e bashkisë dhe drejtuesi i qarkut Fier, Taulant Balla, në fjalët e tyre bënë bullizëm politik, ana anatemuam si opozitë, sikur ne ishim kundër këtij projekti, duke u thënë qytetarëve se do të dali opozita protestë kundër projektit,

Bashkisë dhe drejtuesit politik të PS për qarkun, Taulant Balla, kishte doza të teprimeve dhe bullizmit politik.

 Sipas tyre vetëm Rilindja bën investime të tilla, frymëzuar nga "udhëheqësi shpirtëror", a thua se nuk janë taksat e qytetarëve, me ose pa parti, që i bëjnë të mundura këto projekte. 

  Sharka, thotë se Partia Demokratike garanton taksapaguesit lushnjarë se do të monitorojë hap pas hapi projektin, duke mbrojtur të drejtën kushtetuese të pronës private.

Politikanë i shesin këto investime sikur do të paguajnë nga xhepi i tyre, dhe taksat e qytetarëve, por ne kemi të bëjmë me një racë politikanësh që shesin për përftime politike edhe një certifikatë pronësi, legalizimi, etj.

Ne patjetër që do ta denoncojmë këtë fenomen, dhe nuk mund të pranohet të thuhet se opozita është kundër investimeve në Lushnjë, përkundrazi vizioni ynë është shumë më i plotë në lidhje me këtë investim, ne jemi munduar të konstatojmë se projekti është i cunguar dhe në momentin që marrim bashkinë, në vizionin tonë është ndryshe, ai i Përroit të Lushnjës, është i vetmi që duhet të kthehet në një park për qytetin, për njerëzit qe duan të ecin, që duan të ecin me biçikletë, të vrapojnë, etj.

Ne do ta përsosim dhe do ta çojmë këtë projekt në shërbim të plotë, si të vetmen mundësi që ka ky qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy