
Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje me 6 pika, për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore më 14 maj 2023.
Lidhur me këtë, anëtarja e PD-së, Jozefina Topalli, në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Berisha e Meta, sjellin një marrëveshje të tillë.
Topalli tha se opozita nuk e ka luksin të nënvlerësojë 100 mijë votat e Ilir Metës, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2021.
Nuk është hera e parë që shohim një marrëveshje të tillë, hera e parë ka qenë në 2009.
Këtë e shoh si një marrëveshje që nuk është se Meta e Berisha e kishim me entuziazëm te madh, secili do donte të qeveris vet, kur nuk është e mundur kjo, atëherë duhet të gjesh koalicione. Kështu që ky është momenti i dytë i krijimit të frontit opozitar përballë një qeveri që i ka marrë të gjitha pushtetet.
Meta nuk është për tu nënvlerësuar sepse ka marrë 100 mijë vota në zgjedhjet e shkuara. 100 mijë vota, asnjë forcë politike nuk mund ti nënvlerësojë.
Nxjerrja e kandidatëve të përbashkët është një ndër pikat. Është hapi i parë, një strategji për tu ndjekur pastaj për zgjedhjet parlamentare.
Nuk mund të harrojmë që zgjedhjet lokale bëhen në kushtet kur opozita ka zero bashki. Kërkohet një sinergji më e madhe e forcave politike, sepse po e fillojmë nga minus.
Nuk ka pse të krijojmë pesimizëm për të mos ja dalë. Janë të gjithë kushtet, që me krijimin e një fronti vërtetë, kundër një mazhorance që ka marrë cdo gjë dhe cdo pushtet, të bëhet hapi i parë i rëndësishëm, për të arritur dhe hapin madhor, zgjedhjet e pas tre viteve



