U2 performon në Kiev mes bombardimeve nga Rusia (VIDEO)

U2 performon në Kiev mes bombardimeve nga Rusia (VIDEO)

Pas një ftese personale nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , Bono dhe Edge nga U2 vizituan Kievin të dielën për të mbajtur një koncert akustik në një nga stacionet e metrosë së qytetit të kthyera në strehë për tu mbrojtur nga bombardimet.

"Njerëz të Ukrainës ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, ju po luftoni për të gjithë ne që e duam lirinë," i tha Bono audiencës, ku kishte dhe ushtarë. "Ne lutemi që ju të shijoni pak nga ajo paqe së shpejti."

Sipas Irish Times , grupi performoi hite tw U2 si "With or Without You", "Desire", "Angel of Harlem", "Vertigo" dhe një interpretim të "Stand By Me" të Ben E. King që zëvendësoi titullar "Me" me "Ukrainë". 

Gjatë koncertit, dyshes U2 iu bashkuan në skenë dhe këngëtarë ukrainas të cilët tashmë janë kthyer në ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Presidenti Zelensky na ftoi të performojmë në Kiev si një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas dhe kështu kemi ardhur për të”, shkroi Bono dhe Edge të dielën.

Bono dhe Edge më parë morën pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë të Global Citizen "Stand Up for Ukraine", ku dyshja luajtën një interpretim të "Walk On" që trajtonte pushtimin.

Bono shkroi gjithashtu një poezi për pushtimin e Ukrainës që u lexua me zë të lartë nga Nancy Pelosi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy