Lufta e Sirisë, ndihmat e OKB mbërrijnë në kampin e shkretëtirës Rukban

Lufta e Sirisë, ndihmat e OKB mbërrijnë në kampin e shkretëtirës Rukban

Një karvan me ndihma të OKB-së ka arritur në zonën ku janë bllokuar rreth 50,000 civilë në kufirin mes Sirisë e Jordanisë duke sjellë ndihmën e parë që kampi ka marrë që nga janari.

Karvani me ndihma kishte për qëllim të mbërrinte në kampin Rukban më 27 tetor, por u shty për arsye sigurie.

Ushtria e Sirisë kontrollon hyrjen në Rukban, e cila është pranë një baze të rebelëve të mbështetur nga SHBA. Ndërsa Jordania po bllokon gjithashtu furnizimet e ndihmës.

Ka pasur njoftime për fëmijët që vdesin për shkak të kushteve të këqija sanitare dhe mungesës së kujdesit shëndetësor në kamp.

Një grup prej rreth 10,800 tenda të improvizuara dhe kasolle me baltë, kampi është quajtur "një nga vendet më të dëshpëruara në Siri".

OKB vlerëson se 80% e njerëzve të bllokuar në Rukban janë gra dhe fëmijë, ndërsa grupet e ndihmës thonë se gratë shtatzëna në kamp kanë lindur pa kujdes mjekësor themelor.

Ndihma e OKB dhe Gjysmëhëna e Kuqe, mbërriti të shtunën, shkruan BBC.

"Shtatëdhjetë e tetë kamionë po japin 10,475 pako ushqimore dhe çanta mielli, rroba për 18,000 fëmijë, 10,075 kuti higjienike dhe fletë plastike, dhe kuti për fëmijë të porsalindur për 1,200 fëmijë", thuhet në një deklaratë të Gjysmëhënës së Kuqe.

Dorëzimi pritet të zgjasë tre deri në katër ditë.

"Ne gjithashtu po kryejmë një fushatë vaksinimi urgjente për të mbrojtur rreth 10,000 fëmijë kundër fruthit, poliomelitit dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse," tha Koordinatori humanitar i OKB Ali Al-Za'tari.

OKB-ja shtoi se gjendja e përgjithshme humanitare në kamp mbetet "në një fazë kritike, me mungesat e raportuara të mallrave bazë ... dhe vdekjen e disa fëmijëve që thuhet se nuk ishin në gjendje të merrnin trajtim të mëtejshëm mjekësor".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy