
Papa Françesku ka lëshuar kritika të forta kundër vendeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës vazhdon.
Duke folur ditën e sotme në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa fajësoi luftën e turpshme (kështu e ka konsideruar) në Ukrainë mbi logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë.
Ai hodhi poshtë sanksionet dhe armët si një zgjidhje për konfliktin dhe tha se bota duhet të ridizajnojë mënyrën e saj të qeverisjes në mënyrë që të mos i nënshtrohet fuqisë ekonomiko-teknokratike-ushtarake.
“Përgjigja e vërtetë nuk janë armë të tjera, sanksione të tjera, aleanca të tjera politiko-ushtarake, por një qasje tjetër, një mënyrë tjetër e qeverisjes së botës tashmë të globalizuar, duke mos treguar dhëmbët, si tani. Një mënyrë ndryshe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të vendosura. Modeli i trajtimit është tashmë, falë Zotit, por fatkeqësisht i nënshtrohet ende atij të fuqisë ekonomiko-teknokratike-ushtarake”, tha Papa.



