Nju Jorku, mbyll shkollat dhe restorantet nga frika e koronavirusit

Nju Jorku, mbyll shkollat dhe restorantet nga frika e koronavirusit

Nju Jorku ka vendosur të hënën të mbyll shkollat, restorantet, baret dhe mjediset e tjera publike në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.  

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, i cili tha se qyteti po përballet me një kërcënim të paparë, ndërsa jemi të detyruar t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës.

SHBA, është duke e zgjeruar perimetrin e ndalimit të udhëtimeve, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

SHBA ka konfirmuar 69 vdekje të lidhura me pandeminë, si dhe 3,774 persona të prekur nga koronavirusi.

Nju Jorku ka një popullsi mbi 8 milionë banorë, ka regjistruar vetëm pesë vdekje. Viktimat ishin të moshës 53 deri në 82-vjeç.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë, deklaroi se sistemi i testimit në vend për koronavirusin, ishte duke dështuar.

Mediat shkruajnë se ka një shqetësim dhe konfuzion të madh në Amerikë, duke nisur nga kapacitetet spitalore, deri tek shqetësimi për kujdesin e fëmijëve, pasi ata u dërguan në shtëpi nga shkollat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy