Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco në studion e lajmeve në MCN Live ka folur lidhur me dhunën policore në komisariate për të cilën u shpreh se rastet e denoncimeve janë të shumta, ndërsa theksoi se policia duhet të ketë një qasje ndryshe duke u kthyer në një fytyrë humane.
Ai tha se këto sjellje arbitrare duhet të ndëshkohen, veçanërisht kur ata persona e bëjnë këtë në një mënyrë të përsëritur.
Kemi folur për ngjarje të këtij lloj sidomos protestat kur shumë qytetarë u ankuan për dhunë, flitet për ankesa të shtuara nga policia e shtetit për dhunë fizike dhe verbale. Kjo ka të bëjë dhe me dhunë që duhet menaxhuar përmes shkollës, monitorimit të drejtuesve të komisariateve duhet të jetë një objektiv pune marrëdhënia me qytetarët sepse sa herë nxjerrim histori suksesi të policisë shtetit denoncohet dhe dhuna e tyre.
Këto kanë të bëjnë me procedurat standarde nga ana e policisë së shtetit. Nuk janë vetëm procedura për prezencën e avokatit apo psikologut por kemi të bëjmë me raste kur ata arrestohen futen në ambiente të komisariateve dhe vetëm kur dalin në gjykatë denoncojnë dhunën e kryer ndaj tyre, por këto fenomene duhet të marrin fund. Policia duhet të ketë një fytyrë humane.
Ka një neglizhencë represive ndaj elementëve, na kanë ndodhur shumë raste që i kemi hetuar dhe në të kaluarën ku shumë deklarime merern në kushte të kërcënimeve të larta dhe dhunës fizike. Do i bëja një apel agjencisë së mbikëqyrjes policore të jetë më e pranishme dhe të ndërgjegjësojë policinë e shtetit. Këto sjellje arbitrare duhet të ndëshkohen, sidomos ata persona që e bëjnë këtë në një mënyrë të përsëritur.



