Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e një impianti bërthamor në veriperëndim të Francës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 paradite në impiantin EDF Flamanville, pranë portit të Cherbourg-ut.
Mësohet se pesë persona janë plagosur, por nuk ka rrezik për impiantin. Autoritetet morën menjëherë masat duke fikur një prej reaktorëve të rrezikuar.
Shpërthimi ka ardhur pas një zjarri që ka përfshirë një kompleks në afërsi të stacionit nuklear.
Ky impiant është ndërtuar në vitin 1980 dhe punon me dy reaktorë. Ndërkohë, një reaktor i tretë po ndërtohet pranë dy të parëve.



