
5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama lidhur me zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, të fituara nga Partia Socialiste me rezultat të ndjeshëm.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.
Në bashkinë Vlorë fitoi ish-deputetja socialiste Brunilda Mersini, në bashkinë Mat fitoi kandidati socialist Altin Bojni, në Tepelenë fitoi kandidati Gramos Sako, në Berat kandidati Ervin Ceca dhe në Cërrik kandidati socialist Florenc Doka.



