Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ministri nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ku thotë se është karantinuar dhe fton të gjithë qytetarët të respektojnë masat për të mos rënë në kontakt me virusin.
Postimi i Blendi Klosit.
"Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet."



