
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se Shqipëria duhet t’i rikthehet traditës së kultivimit dhe mbledhjes së bimëve mjekësore.
Por sipas saj, qeverisëi mungon vizioni për forcimin e sektorëve të veçantë të bujqësisë.
Në studion e MCN Economy, Nunaj theksoi se bimët mjekësore kanë potencial për t’u kthyer në një sektor fitimprurës, ndërsa e përjashtoi kultivimin e kanabisit mjekësor, duke shtuar se dëmi në aspektin social do të tejkalonte përfitimin ekonomik.
Shqipëria ka traditë të hershme për bimët mjekësore. Shqipëria ka terren shumë të favorshëm. Nevojat e mëdha që ka tregu për bimët mjekësore.
Duhen politika nxitëse nga Ministria e Bujqësisë. Ju përmendët shafranin. Duke qenë se ka çmim shumë të lartë, atëherë ai përbën interes për tregun shqiptar. Kushtet atmosferike në Shqipëri mundësojnë që të rritet.
Por problemi nuk janë kushtet, por politikat që ndërmarrin institucionet dhe mungesa apo largimi i fermerëve që braktisin punimin e tokës.
Para viteve ‘90 kishte një sistem të tërë që funksiononte për mbledhjen e bimëve mjekësore. Mblidheshin dhe hynin në treg. Ishte një traditë e ngritur që ne nuk e cuam përpara. E nisëm nga e para. Ministria mund të riorganizojë një sistem të tillë. Mund të mbillen lulëkuqe, çaji i malit etj. mund të ngremë industrinë tonë për t’i përgatitur.
Problem themelor që kanë fermerët tanë është gjetja e tregut. Këtë duhet ta bëjnë institucionet publike. Produktet tona i kemi çuar edhe në SHBA. Mungon vizioni për mbështetjen e bujqësisë dhe cili sektor është më fitimprurës.
Ne nuk jemi akoma gati për kanabisin mjekësor. Jo se nuk i duam të ardhurat, por dëmi që do të sjellë në aspektin social është shumë më i madh se ai në aspektin ekonomik. Ndaj duhet mbështetur kulturat tradicionale, në vend që të eksperimentojmë me kanabisin.



