Autoritetet iraniane arrestuan një studente të shtunën pasi e reja organizoi një protestë e vetme kundër ngacmimeve seksuale, duke u zhveshur jashtë universitetit të saj.
Studentja, e cila nuk është identifikuar, ishte ngacmuar brenda Universitetit prestigjioz Islamik Azad të Teheranit nga anëtarë të forcës paraushtarake Basij të cilët i grisën shaminë dhe rrobat e saj, sipas raportimeve nga disa media dhe kanale sociale jashtë Iranit.
Ajo më pas hoqi rrobat e saj në shenjë proteste dhe u ul jashtë universitetit e veshur vetëm me të brendshme, përpara se të ecte në rrugë, tregojnë videot e postuara në mediat sociale.
In Iran, a student harassed by her university’s morality police over her “improper” hijab didn’t back down. She turned her body into a protest, stripping to her underwear and marching through campus—defying a regime that constantly controls women’s bodies. Her act is a powerful… pic.twitter.com/76ekxSK7bI
— Masih Alinejad(@AlinejadMasih) November 2, 2024



