Armëpushimi Hesbollah- Izrael, mbërrin në Bejrut i dërguari i SHBA

Armëpushimi Hesbollah- Izrael, mbërrin në Bejrut i dërguari i SHBA

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut për të diskutuar rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit pak ditë pasi Hesbollahu kishte pranuar në parim projekt marrëveshjen e propozuar nga Washingotni.

Qeveria e Libanit po ashtu edhe Hezbollahu, kanë rënë dakord me SHBA-në për të arritur një armëpushim, marrëveshje e cila iu dorëzua atyre me shkrim javën e kaluar, kurse Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment rreth kësaj çështjeje.

Vizita e të dërguarit të SHBA-së në Bejrut është tregues se përpjekjet diplomatike po rezultojnë të suksesshme për t’i dhënë fund konfliktit, i cili shpërtheu në luftë të përgjithshme në fund të shtatorit, kur Izraeli nisi ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban, tha për Reuters Ali Hassan Khail, këshilltar i kryetarit të Parlamentit të Libanit.

Hesbollahu, grupi i mbështetur nga Irani dhe që kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy