
Ligji I qeverisë që u mban peng diplomën për 5 vite ka detyruar studentët e mjekësisë që të braktisin universitetin shtetëror dhe të regjistrohen në fakultetet private. Përfaqësuesi i portalit studentor, Gevio Tabaku konfirmon se këtë vit është ulur ndjeshëm numri I aplikimeve në degën e mjekësisë, ndërsa më të preferuara mbeten degët që lidhen me teknologjinë.



