Në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave në kuadër të “Tetorit gjerman” nga Presidenti Nishani, kreu i shtetit shqiptar duke sjell shembullin e Gjermanisë, theksoi se Shqipëria ende ka shumë punë për të bërë në dënimin e krimeve të komunizimit.
"Shtimi i zërave nostalgjikë, shpeshherë dhe nga politikanë, në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare", deklaroi Nishani.



