Strukturë për kontrollin e SPAK/ Rekomandimet, Dumani përplaset me Manjën

Strukturë për kontrollin e SPAK/ Rekomandimet, Dumani përplaset me Manjën

Rekomandimet e qeverisë për prokurorinë dhe kërkesa për forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm nuk është pritur mirë nga kreu I SPAK Altin Dumani. Teksa i kujtoi ministrit të drejtësisë se rekomandimet  ishin subjektive dhe nuk ishin të mbështetura në statistika, Dumani tha se struktura që ai drejton mbikëqyret nga ILD dhe KLP dhe do veprim tjetër do të sillte burokraci.

Përmes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja Këshilli i ministrave i rekomandoi prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe SPAK, një paket me 8 fusha kryesore për përmirësimin e punës dhe luftimin e kriminalitetit. Midis tyre u rekomanduan, forcimi i luftës kundër kriminalitetit, duke kërkuar rritje të hetimeve kryesisht.

Rekomandimet e pashoqëruara me statistika duken subjektive dhe vështirë të matshme, sipas kreut të SPAK Altin Dumani i cili ju kundërpërgjigj ministrit Manja. Më tej Dumani u shpreh se këto rekomandime janë të përgjithshme dhe rrezikojnë të mbetën deklarative sesa të zbatueshme.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja propozoi ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme , kërkesë e cila mori kundërpërgjigjen e kreut të SPAK Altin Dumani, I cili e

Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, tha gjithashtu se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë, por në të njëjtën kohë ripërsëriti mungesën e prokurorëve me 35%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy