Momenti i shpërthimit në stacionin e autobusëve në Nju Jork (VIDEO+FOTO)

Momenti i shpërthimit në stacionin e autobusëve në Nju Jork (VIDEO+FOTO)

Mediat e huaja kanë publikuar video kur kamikazi aktivizon eksplozivin në stacionin e autobusëve në Nju Jork, ndërsa kalimtarët e rastit i ka kapluar paniku fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët.

Në fillim shfaqet një re e madhe tymi të bardhë, dhe më pas një burrë i shtrirë në tokë që besohet të jetë kamikazi që me sa duket kishte shpërthyer para kohe bombën artizanale.

Pamjet janë filmuar në tunelin nëntokësor në një stacion autobusësh në Manhatan pranë “Times Square”, ku dhe raportohet se janë plagosur katër persona nga ky shpërthim. 

Policia amerikane bëri me dije se autori i këtij sulmi kamikaz është Akayed Ullah 27 vjeç nga Bangladeshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy