Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, ndërsa së fundmi është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Mësohet se Bujar Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.



