
Komisioni ligjeve miratoi ndryshimet ligjore që detyrojnë bashkitë që 30% të fondit të mbetur në fund të vitit nga buxheti faktik ta kalojë për pagimin e borxheve të prapambetura.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në “MCN economy”, vlerëson se ligji është ilarizues për faktin se ndërhynë drejtpërdrejtë në autonominë e qeverisjes vendore.
Në thelb është edhe ilarizuese në një farë mënyrë sepse ti po i trajton bashkitë sikur janë kalamaj të vegjël.
Pra, ndërhyrja e pastër në autonominë e qeverisjen vendore. Pra, kufizimi i destinacionit të përdorimit të fondeve 30% të tërë buxhetit, dhe nuk është i tërë buxhetit të trashëguar, pra çka mbetet nga viti 2022 trashëgohet ne 2023.
Pra , këto para që ke trashëguar, 30% të tyre qeveria thotë, pra të kushtëzon që ti çosh për ti shlyer detyrimet. Nuk e ka bërë 100% sepse nuk duam të jetë si ndërhyrje, si reprezalje ndaj autonomisë së qeverisjes vendore.
Tutje, Sako thotë se edhe sikur bashkitë të kishin borxhe të prapambetura, duhet të jetën vetë të përgjegjshme ti menaxhojnë ato.
Me këtë ligj, nënkuptohet vartësi e pushtetit vendor te ai qendror.
Por edhe në këtë pikëpamje unë e shoh ndërhyrjen dhe përcaktimin me ligj nga qeveria qendrore, në mënyrën se si do të administrohen fondet në një pushtet komplet të pavarur që zgjidhet me vota veç, këta e kushtëzojnë me ligje të pushtetit qëndror.
Normalisht që është shkelje e autonomisë, dhe nga pikëpamja e etikës politike administrative, duket sikur bashkitë janë organe vartëse të qeverisje qendrore.
Kaq të papërgjegjshme ti kemi këta kryetar të bashkive sepse ka baski që trashëgpojjnë1 miliard lek që, nuk i përdor fare ai dhe ka 1 miliard leke borxh. Por duket të ketë përgjegjshmërinë që vet kryetari i bashkisë të ketë vet përgjegjshmërinë.



