Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Si pasoj e këtij aksidenti mbeti i plagosur një person.
Ngjarja u regjistrua në aksin Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj, ku një trailer ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



