Ndihmësit e Trump, nën akuzë/ Gjykata e Lartë shqyrton imunitetin e ish-presidentit

Ndihmësit e Trump, nën akuzë/ Gjykata e Lartë shqyrton imunitetin e ish-presidentit

Ndihmësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rudu Giuliani, ish-kryebashkiaku i New York-ut; Mark Meadows, ish-shefi i shtabit në Shtëpinë e Bardhë' Boris Epshtein, zyrtar i lartë i fushatës së Trump-it janë zyrtarisht nën akuzë nga shteti i Arizonës. Ata akuzohen për një përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor presidencial të 2020-ës. Prokuroria,  një muaj pas votimeve, 11 mbështetës të Trump-it u mblodhën në selinë e republikanëve të Arizonës dhe nënshkruan një dokument që pretendonte se ata ishin përfaqësues zyrtar të partisë duke kundërshtuar fitoren e demokratëve me 10,457 vota më shumë.

Në aktakuzë, kandidati republikan aktual Trump përshkruhet si bashkëpunëtor në komplot, mashtrim dhe falsifikim.

“Ne kryem një hetim të plotë dhe profesional gjatë 13 muajve të fundit mbi skemën e elektorëve të rremë në shtetin tone. E di që ka kritika për hetimin por, siç e kam thënë më parë, dhe do ta përsëris, sërish, sot, nuk do të lejoj që demokracia amerikane të minohet”, thotë Kris Mayes, Prokurore e Përgjithshme e Arizonës.

Për Partinë Republikane të Arizonës aktakuza përfaqëson shpërdorim flagrant dhe të paprecedentë të pushtetit prokurorial, që synon vetëm shpërqendrimin e publikut nga debatet aktuale politike.

Ndërkohë, po sa i përket kalvarit gjyqësor të ish-presidentit, Gjykata e lartë pritet të dëgjojë këtë të enjte argumentet nga ekipi ligjor i Trump -it nëse atij duhet t'i jepet imunitet nga ndjekja penale për çdo veprim të ndërmarrë gjatë kohës së tij në detyrë. Për juristët amerikanë, vendimi i Gjykatës së Lartë është vendimtar për kandidimin e Trump-it për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, si dhe pritet të vendosë një precedent për presidentët e ardhshëm të SHBA-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy