Macron, përfaqësuesi i Europës në bisedimet me Putinin?

Macron, përfaqësuesi i Europës në bisedimet me Putinin?

Emmanuel Macron synon të jetë ai përfaqësuesi i Europës në bisedimet për paqen në Ukrainë me homologun rus Vladimir Putin, raporton "The Telegraph".

Disa anëtarë të të ashtuquajturit "Koalicion i të vullnetshme" kanë hedhur idenë që një lider evropian të marrë drejtimin për angazhimin e Rusisë si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Kievin.

Presidenti francez dhe kryeministri britanik Keir Starmer,  janë veçuar si interlokutorët më të mundshëm me Moskën.

Por "The Telegraph" vë në dukje se Starmer nuk ka plane të zhvillojë bisedime me Putinin, lidhur me përpjekjet e Britanisë së Madhe në mbështetje të Ukrainës. 

Një burim i Pallatit Élysée tha se Macron ishte i gatshëm ta merrte rolin kryesor "kur të jetë koha e duhur". 

Macron e ka pozicionuar veten si ndërmjetësi i Evropës me Putinin që nga fillimi i pushtimit të tij në shkallë të plotë.

Ai zgjodhi t'i linte të hapura kanalet diplomatike me Moskën, pavarësisht kritikave të ashpra për veprimet e tij.

Por ai i dha fund çdo kontakti të drejtpërdrejtë me Kremlinin kur iu bë e qartë se Putini nuk kishte ndërmend ta ndalte pushtimin.

I pyetur nëse ishte koha e duhur për të rifilluar kontaktet me presidentin rus, zyrtari i Elysée tha për The Telegraph: “Me sa duket, ende jo”.

Deri më tani, Donald Trump është i vetmi lider botëror që po angazhohet drejtpërdrejt me Putinin për gjetjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Disa në Evropë besojnë se presidenti amerikan është treguar shumë i butë me Putinin, për të cilin s'i ka kursyer fjalët e mira në publik.

Po ashtu ai është zotuar se do të rivendosë marrëdhëniet me të si pjesë e procesit të paqes.

Këtë javë, edhe presidenti finlandez Alexander Stubb u shpreh se Britania dhe Franca duhet të marrin drejtimin në çdo bisedim me Putinin.

Kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholz, ishte lideri i fundit me peshë në Europë që zhvilloi bisedime me Putinin, në një telefonatë shumë të kritikuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy