Tre anëtarët e familjes Cali, konkretisht Gjol, Julian e Dorian Cali, kanë dëshmuar këtë të hënë për konfliktin që kanë me deputetin Armando Prenga. Ata u qëndruan deklarimeve të mëparshme, se Prenga i kishte qëlluar me armë zjarri për konfliktin e lagunës së Patokut.



