Korrupsion/ “Arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, lihet në burg avokati

Korrupsion/ “Arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, lihet në burg avokati

“Arrest shtëpie” ka caktuar Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Masë e njëjtë u dha edhe për shtetasin Andrea Tirana, pas një seance të zgjatur për afro tre orë.

Ndërkohë në vijim të hetimeve do të qëndrojnë pas hekurave, pasi iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”, avokati Ilir Pashaj dhe dy të pandehurit e tjerë Xhulio Musaj dhe Taulant Ramollari.

Hetimet kanë të bëjnë me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i kanë ofruar gjyqtares një shumë parash.

Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan, por është larguar nga sistemi para procesit të vetingut, duke mos plotësuar formularin e deklarimit.

Për katër vite ai ka qenë avokat, ndërsa më parë ka qene ne seksionin civil dhe më pas penal të Gjykatës së Elbasanit, ku në shume vendime ka qene në trup gjykuese me gjyqtaren e arrestuar Zamira Vyshka.

Ndërkohë mësohet se gjyqtarja Vyshka kishte bërë kërkesë për miratim të pensionit të parakohshëm, por KLGJ nuk e kishte futur kërkesën e saj për shqyrtim, pavarësisht se kishte muaj që e kishte dorëzuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy