Berisha njofton fundin e protestës: Ky është fillimi i një revolucioni të pandalshëm

Berisha njofton fundin e protestës: Ky është fillimi i një revolucioni të pandalshëm

Pas më shumë se tre orësh kaos në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës. Ai tha se do të vijohet me forma edhe më të fuqishme se ajo që ndodhi sot.

Ata që gjuajtën anëtarët e PD me karrige dhe me gurë janë kriminelët e Edi Ramës. Këtu nuk ka forcë që na pengon ne. Ka plot variante të tjera që mund të ndjekim, por ne do të rikthejmë lirinë në shtëpinë e lirisë.

Unë jam anëtar i një revolucioni fitimtar dhe të pandalshëm. Dita e sotme provon se ky është një mision pothuajse i shenjtë. Ja ku është demokracia shqiptare. Kjo është fytyra e vërtetë e narkokracisë.

Basha siç e dini është peng i zotit Rama. Ai është i shkarkuar. Do të ketë dhe do të njohë e gjithë Shqipëria protesta. Pluralizmi politik është arritja më e madhe. Ata që duan ta mbajnë peng do të përballen me frymën e një revolucioni që nuk ka të ndalur”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy