
31 700 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Kjo shifër bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rrjetin social Facebook, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani janë vrarë 31.700 ushtarë dhe janë shkatërruar 1398 tanke, 3438 automjete të blinduara, 711 sisteme artilerie, 213 raketahedhës, 96 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.
Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 212 avionë, 178 helikopterë, 2421 makina, 13 njësi detare dhe 562 dronë.



