Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht

Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht

Prej orës 10:00 ka nisur dhe po zhvillohet në Gjykatën e Korçës seanca gjyqësore për Zani Caushin, i cili kërkon lirimin me kusht. Prokuroria dhe drejtoria e Burgjeve janë shprehur kundër kërkesës së tij, por fjalën e fundit do ta thotë gjyqtari Selaudin Pysqyli.

Mirëpo, kur ka dalë para "Togave të zeza" për të marrë vendimin nëse lirimi me kusht i tij do të aprovohej apo jo, ish-kreu i Bandës së Vlorës është tërhequr.

Pak ditë më parë Zani Çaushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, edhe pse është dënuar me burg përjetë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.

Seanca e sotme po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Caushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ndërsa ndaj tij rëndon dënimi me burg përjetë për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy