
Anëtari i PD në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.
Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike pasi Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Van Ria akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



