Skandali me Bankers: 400 mln euro dëme mjedisore pa u paguar

Skandali me Bankers: 400 mln euro dëme mjedisore pa u paguar

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur akuza të forta ndaj kompanisë Bankers Petroleum, duke e cilësuar situatën si një tjetër skandal me pasoja të rënda mjedisore dhe financiare për Shqipërinë.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Tomorri deklaroi se kompania duhet të kishte ngrirë dhe vënë në dispozicion të shtetit shqiptar një fond prej qindra milionë eurosh për rikuperimin e dëmeve mjedisore, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

 

“Kanë pasur një klauzolë që detyronte Bankers që në 5 vitet e fundit të ngrinte 50 milionë dollarë si garanci për koston e abandonimit,” u shpreh ai, duke shtuar se ky proces duhet të kishte nisur që në verën e vitit 2024.

 

Sipas Tomorrit, dëmet në terren janë të konsiderueshme dhe prekin zona të tëra në Fier. 

 

"Ka fshatra të tërë të zhytur në pellgje nafte. Bëhet fjalë për 300-400 milionë euro. Bankers duhet t’i jepte qeverisë rreth 400 milionë euro që të rikuperoheshin këto dëme,” deklaroi ai.

 

Gazetari theksoi se deri më tani nuk është ngrirë asnjë fond dhe situata po zvarritet deri në përfundimin e koncesionit nga kompania. 

 

“Ata do ta mbarojnë koncesionin, do të marrin çfarë të munden dhe do të largohen, ndërsa dëmi do t’i mbetet shtetit,” tha Tomorri.

 

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit institucional, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e marra nga autoritetet. 

 

“Ti si shtet nuk merr asnjë masë. Për çfarë i arrestove? Paratë nuk ua merr,” u shpreh ai.

 

Në fund, Tomorri shtoi se ka pasur edhe spekulime për arsye politike apo ekonomike pas zhvillimeve të fundit, por sipas tij, fusha naftëmbajtëse është drejt shterimit. 

 

"Është shfrytëzuar barbarisht. Po marrin çfarë të mundin dhe do të lënë tokë të djegur,” përfundoi gazetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy