I shpallur në kërkim prej dy vitesh për kultvim kanabisi, arrestohet 36-vjeçar në Skrapar

I shpallur në kërkim prej dy vitesh për kultvim kanabisi, arrestohet 36-vjeçar në Skrapar

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 36-vjeçar me iniciale E. L., pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020.

Gjykata e Beratit kishte vendosur për 36-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Skrapar/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mollas”.

Kapet dhe vihet në pranga, 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me DVP Berat, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mollas”, si rezultat i të cilit, në fshatin Mollas, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim E. L., 36 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy