Do të përurohet mesditën e sotme pas afro 6 vitesh punë Tuneli i Murrizit, që pritet të shkurtojë në më pak se dy orë distancën mes Tiranës dhe Dibrës.
Hapja e tunelit të Murrizit bën të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, për Dibrën dhe zona të tjera verilindore, si dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.
Po ashtu tuneli ka në total 11 dalje.
Hapja e Tunelit të Murrizit pritet të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës si dhe inkurajimin e turizmit.
Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
Ky aks ka në total 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Puna për Tunelin e Murrizit ka nisur në maj të vitit 2019, por ka marrë kohë për shkak të vështirësisë së gjeologjisë së zonës.



