Meta: Shpërndaj Parlamentin dhe qeverinë nëse do populli

Meta: Shpërndaj Parlamentin dhe qeverinë nëse do populli

Presidenti Ilir Meta nuk e përjashton mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit. Në një intervistë, Meta u shpreh se për ta ndërmarrë një hap të tillë, shpërndarjen duhet ta dojë populli.  

"Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamundur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtlë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe ca burra që presidenti t’i çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje", tha Meta.

Meta tha se nëse nxirret një dekret për shpërndarjen e parlamentit, do të ketë edhe një dekret për shpërndarjen e qeverisë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do njerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier. Unë këta policë do i çoj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të çojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një çështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy