Kreu i PBDNJ Vangjel Dule e ka cilësuar arrestimin e Fredi Belerit një burgosje politike. Nga Foltorja e Kuvendit, Dule tha se Beleri është marrë peng nga Rama.
Jemi mësuar në proceset zgjedhore edhe me shpifjen edhe me blerjen e votës, edhe me manipulimin dhe kujtuam se i kishim parë të gjitha, por sekti në pushtet na surprizoi duke provuar se nuk njeh limite. Verbëria e arrogancës i çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë, arrestimin kandidatit rival dhe më pas fituesin e zgjedhjeve. Kush nuk shkon pas ujërave të komandantin ndëshkohet.
Kryetari i Zgjedhur Beleri është i burgosur politik. Është rrëmbyer nga sekti i rilindjes është marrë peng nga Rama.



