Për herë të parë në Amerikë 24 orët e fundit kishin numrin më të ulët të viktimave që prej marsit të 20. Javën e kaluar në SHBA janë rregjistruar mesatarisht 546 vdekje në ditë sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Hera e fundit që mesatarja jonë shtatë ditore ishte kaq e ulët ishte në mars 2020, me pak fjalë, kur pandemia filloi në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara,”- tha Drejtori i CDC Rochelle Ëallenski në një intervistë.
Sakaq ditën e djeshme janë shënuar 17.700 raste të reja, që është numri më i ulët që nga qershori.
“Vaksinat kanë sjellë një ulje dramatike të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve,” tha Andy Slavit, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për luftimin e Covid-19. “Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, rastet po bien në 50 shtete. Ne po fitojmë luftën kundër virusit.”
47.5% e popullsisë amerikane, ose më shumë se 157 milion njerëz, kanë marrë të paktën një dozë të njërës prej tre vaksinave të miratuara në Shtetet e Bashkuara.



