Shtyrja e rritjes së pagave, Kortoçi: Nuk kanë gati dokumentacionin, ishte nismë dhe jo reformë

Shtyrja e rritjes së pagave, Kortoçi: Nuk kanë gati dokumentacionin, ishte nismë dhe jo reformë

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se aplikimi me vonesë i rritjes së pagave për administratën ka ardhur pasi dokumentacioni nuk është gati. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Kortoçi tha se rritja e pagave ishte një nismë dhe jo një reformë pasi nëse do ishte e tillë do shoqërohej me një reformë të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Ministrja u shpreh që do e aplikojmë me vonesë për të mos vonuar marrjen e pagave, do zbatohet me vonesë së dokumentacioni nuk është gati dhe kjo është arsyeja e vërtetë. Pagat e reja nuk kane hyrë në fuqi se VKM janë miratuar dje. A

rgumenti i dytë është kur ministrja shprehu se duam të bëjmë indeksim të inflacionin në bazë të produkteve të shportës. Pensioni duhet të rritur në bazë të inflacionit të produktet e shportës, këtu duhet të niste baza ndër vite dhe jo tani.

Nuk kemi të bëjmë me një reformë, por me nismë për të bërë ndryshim, kjo është e pjesshme dhe nuk bëhet në të gjithë sistemi. I mungon strategjia. Ne nuk kemi një strategji të mirëmenduar. Mos përfshirja e rritjeve në buxhet është element tjetër që tregon që nuk është reformë.

Rritja e pagave të drejtuesve erdhi si kërkesë e deputetëve dhe jo si plan. Kjo tregon që janë nisma sporadike.

N.q.s.  do bënim një reformë do e shoqëronim dhe me reformën strukturore për të kuptuar nëse realisht kemi nevojë për 180 mijë punonjës të administratës dhe 140 deputetë. Nuk mund të ketë reformë pagash pa reformë të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Nëse nuk do kishim zgjedhjet vendore nuk besoj se ministrja do thoshte do rrisim pagat nëse s’do kishte bazën ligjore gati. Kjo do përdorej si kredit nga qeveria për të përfituar paga. Kjo hyn te logjika politike dhe jo ekonomike, administrata e ka të përcaktuar se çdo ndryshim që ndodh duhet të ndodhë në bazën e një vendin. Nuk janë elementë që i deklaron sot dhe nesër hyn në fuqi. Kemi të bëjnë me propagandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy