Eurokomisioneri Hahn: Bëni paktin detar me Greqinë (VIDEO)

Eurokomisioneri Hahn: Bëni paktin detar me Greqinë (VIDEO)

Nga Brukseli në një konferencë të përbshkët shtypi, kreu i qeverisë Rama dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë ndarë bindjen se përgatitjet për çeljen e negociatave, qershorin e 2019-s, do të nisin pa vonesa. Në fjalën e tij komisioneri Hahn u shpreh se qeveria shqiptare duhet të cojë përpara reformat, duke ftuar edhe palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit, ndërsa kryeministri Rama theksoi gatishmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka kërkohet nga BE-ja, pavarësisht vështirësive që do të hasen përgjatë 12 muajve.

“Hapja e negociatave duhet të jetë qëllim kombëtar në Shqipëri. Bashkimi Europian do të asistojë në zbatimin e reformave aktuale, ndërkohë që do të vijojnë edhe përgatitjet për hapjen e negociatave për vitin e ardhshëm”, tha Hahn.

“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Por komisioneri Johanes Hahn nuk la jashtë vëmëndjes edhe marrëveshjen e shtetit shqiptar me palën greke, për kufirin. Hahn la të kuptohet se nuk do të ketë anëtarësim për vendet që kërkojnë të jenë pjesë e unionit, pa zgjidhur më parë mosmarrëveshjet kufitare.

“BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas disa javësh jam i bindur që do të ketë rezultate”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy