
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, 358 fëmijë janë vrarë dhe të paktën 690 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonin e Donetskut.
Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të respektojnë marrëveshjen për kalimin e drithit të bllokuar në portet e Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Një marrëveshje në lidhje me portet e Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny, për të cilat shqetësimet u ngritën menjëherë për shkak të bombardimeve ruse në Odessa.



