Marijuana përdoret shpesh për të lehtësuar dhimbjet për disa sëmundje të rënda. Ndërsa shumë vende e kanë legalizuar kanabisin mjekësor, në vende të tjera disa pacientë kanë nisur ta përdorin si kurë alternative.
Në Bari, 48-vjeçari Nicola Loiotile ka zbuluar efektet e bimës narkotike pas 9 vitesh vuajtje nga skleroza e shumëfishtë.
Sipas tij, janë shumë pacientët që detyrohen t’i drejtohen tregut të paligjshëm të lëndëve narkotike, pasi mes një dy cikleve të trajtimit që sugjeron mjeku me medikamente ka një periudhë të gjatë gjatë të cilës dhimbjet nuk mund të durohen.
Ai thotë se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj e gjysmë pa medikamentin
Bedrocan dhe Bediol, të cilat mjeku ia jep me recetë sipas cikleve të trajtimit.
Ai thotë se pavarësisht se i duhet të kërkojë në tregun e paligjshëm për marijuanën, shpesh has në mall të cilësisë së dobët që e bën të ndihet keq.
Ai është ndër zërat më të fuqishëm në Lece që kërkon lehtësimin e kushteve për përdorimin e kanabisit terapeutik.



