
Këngëtari i njohur Adam Levine ka lajmëruar se do të ikë nga shfaqja e talenteve “The Voice” në ShBA, në të cilën ka qenë i pranishëm pas 16 sezone rresht, që në vitin 2011.
Për sezonin në vijim, në vend të tij do të jetë këngëtarja Gwen Stefani, e cila ka qenë pjesë e kësaj jurie edhe në sezone të tjera.
Tre prej konkuruesve që ai ka trajnuar ndër vite janë bërë fitues të “The Voice”.
Artisiti Adam Levine, që është edhe këngëtari i “Maroon 5” gjithashtu, është një zë mjaft i suksesshëm në tregun muzikor si në ShBA, ashtu dhe në botë.



