Abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, lirohet nga burgu ish kreu i ARRSH-së

Abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, lirohet nga burgu ish kreu i ARRSH-së

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika. 

Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan. 

Hetimet nisën pas një auditimit që bëri Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor. Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qorduku, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim, por ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie u njoftua sot nga Gjykata Penale.

Xhika gjitahshtu akuzohej për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar, edhe Krimet e Rënda po zhvillonin hetimet e tyre për ish-drejtorin e ardhur nga radhët e LSI-së në kohën e qeverisjes PS-LSI.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy