Mbrojtja e fëmijëve nga sulmet online, siç mund të jenë ngacmimet seksuale, kërcënimi apo shantazhi, ishte në fokus të konferencës së zhvilluar këtë të martë, në ditën botërore për internet të sigurtë. Kordinatori kombëtar për sigurinë kibernetike Igli Tafa bëri të ditur se përgjatë një viti janë denoncuar 80 raste ngacmimesh online, por dyshohet se ky numër mund të jetë më i lartë.



