Baçi: SPAK duhet të kishte nisur procedimet për krimet zgjedhore. Rama i shqetësuar se nuk ka mbështetjen e Soros (VIDEO)

Baçi: SPAK duhet të kishte nisur procedimet për krimet zgjedhore. Rama i shqetësuar se nuk ka mbështetjen e Soros (VIDEO)

Deputeti demokrat Luan Baçi, kërkon që SPAK të jetë serioz me strukturën e ngritur për hetimin e krimit zgjedhor.

Duke folur për MCN Live, ai tha se SPAK duhet të kishte filluar me procedimet tashmë, pasi Partia Socialiste dhe mazhoranca në pushtet ka kohë që ka filluar mënyrën e vjetër për zhvillimin e fushatës elektorale.

Kemi diasporën, ku kryetarët e bashkive janë të gjithë në diasporë.

Kryetari i bashkisë Fier dhe Vlorë e kanë marrë me një urdhër ofendues jeni të vdekur dhe të pakallur pse rrini në zyrë dhe janë nisur në diasporë.

Po ashtu po punohet në diasporën nga administrata, duke ikur nga zyra në orarin e punës me shpenzimet e bashkisë.

Veç lajmeve mediatike nuk kemi prezencë të BKH apo SPAK për të monitoruar situatën për shkeljen e kodit elektoral.

Rama është i shqetësuar dhe nervozuar dhe ka dalë nga binarët, këtë askush nuk e mohon.

Por nuk ka frikë nga SPAK, por nga mënyra si reagojnë qytetarët.

E di mirë se ka zbritur një sherif i ri në qytet dhe ka marrë fund mbrojtja sorosiane që i është bërë Ramës dhe e di mirë se çfarë e pret.

SPAK dhe BKH kanë treguar se dhe për probleme të tjera të rëndësishme të korrupsionit madhor është selektiv dhe shumë i vonuar.

Partia Demokratike nga ana e saj ka vazhduar me denoncimet për shkeljet në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy