Erdogan shpjegon krizën e lirës: Dikush po manipulon tregjet

Erdogan shpjegon krizën e lirës: Dikush po manipulon tregjet

Kriza aktuale e lirës turke "nuk është rezultat i politikave tona, por shkaktohet nga ata që, po përpiqen t'i pengojnë këto politika".

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mbron me fanatizëm vendimin e Bankës Qendrore të Ankarasë për të mbajtur të ulëta normat e interesit, çka ka shkaktuar një zhvlerësim rekord të monedhës kombëtare.

Në një fjalim në grupin parlamentar të partisë së tij AKP, Erdogan fajësoi për krizën aktorët financiarë "të cilët përpiqen të manipulojnë tregjet", duke folur për "hiperinflacion pa logjikë në treg".

Presidenti turk më pas sulmoi ata që sipas tij po përpiqen të pasurohen për shkak të situatës ekonomike në Turqi. "Atyre që grumbullojnë rezerva tani, do të doja t'u them se kombi ynë do të bëhet varri juaj: grumbullimi i rezervave është i ndaluar nga feja jonë", tha Erdogan. “Ne kemi ulur sërish normat e interesit sepse ato i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfrit më të varfër”, shtoi ai. Sipas Erdogan, zgjedhja për të ulur normat do të çojë në një rritje të prodhimit dhe punësimit. "Nëse do Zoti - deklaroi ai - GDP do të rritet me më shumë se 10% këtë vit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy