Kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadines është shtruar në spital pasi u plagos në një protestë kundër vaksinimit.
Ralph Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit kur u godit në kokë me një gur.
Në media qarkulluan foto të kryeministrit të gjakosur, ndërsa u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Protestuesit ishin mbledhur të enjten kundër planeve për të kërkuar që shumica e punonjësve shëndetësorë të vijës së parë të vaksinohen kundër Covid-19.
Sipas njoftimeve, në protestë u hodhën gurë dhe shishe uji.

Shën Vincenti dhe Grenadinet, i cili shtrihet në jug të Karaibeve, përbëhet nga më shumë se 32 ishuj.
Vendi ka regjistruar 2,298 raste me Covid-19 dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thonë autoritetet.



