
Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat nuk e ka kaluar procesin e Vettingut.
Hysni Vata u vlerësua për të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin, por për shkak se u gjet me probleme në deklarimin e pasurisë ai nuk arriti të kalojë filtrin e Vettingut, duke u shkrkuar nga detyra.
Në vitin 1992, Hysni Vata ka nisur punë si prokuror, por është larguar nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës për shkelje të rënda në vitin 1998. Pasi fitoi në Gjykatën e Lartë të drejtën e rikthimit në sistemin e prokurorisë, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm u emërua në 2008-ën si prokuror në Tropojë, më pas në Dibër, Kurbin e në Mat, ku prej vitit 2017 mban pozicionin e drejtuesit të kësaj prokurorie. Gjatë periudhës që ka qenë i larguar si prokuror, ai ka punuar në Policinë e Shtetit.



