Vettingu shkon në Venecia, përgjigja brenda dhjetorit

Vettingu shkon në Venecia, përgjigja brenda dhjetorit

Dosja e Vettingut, pritet t’i përcillet të premten Komisionit të Venecias.

Burime zyrtare nga kjo gjykatë pohojnë se dosja me argument përse kërkohet opinioni i këtij komisionin, vendimin e arsyetuar dhe të detajuar përse u vendos pezullimi ligjit dhe argumentet e secilës palë, po përkthehet në anglisht dhe të premten mund të niset zyrtarisht drejt Komisionit të Venecias.

Në dosje përfshihet gjithashtu varianti në anglisht i ligjit të Vettingut i miratuar në 30 shtator dhe kushtetutës të vëna në dispozicion nga Euralius.

Se kur strukturës europiane që asiston në hartimin e ligjeve, do t’i kërkohet opinioni për ligjin bazë të reformës në drejtësi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja tha për Report Tv se “sa më shpejt të jetë e mundur. Po përkthehen të gjithë materialet që do shkojnë në Venecia, nuk është vetëm ligji pjesë e dosjes“.

“Unë aktualisht nuk jam në Shqipëri por i gjithë materiali po bëhet gati për t’u dërguar atje” tha ai.

Ligji i Vettingut u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se do të dërgohet në Venecia për opinion.

Ndërsa Komisioni i Venecias u shpreh për Vizion plus së përgjigja për opinionin për ligjin e Vettingut do të jepet brenda muajit dhjetor.

“Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy