Vrasja në Dhërmi, Ruçi: Konflikti i çastit dhe prishja e pazarit të drogës, dy pistat ku po hetohet (VIDEO)

Vrasja në Dhërmi, Ruçi: Konflikti i çastit dhe prishja e pazarit të drogës, dy pistat ku po hetohet (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i recepsionistit Eraldo Nevruzi në hotelin në Dhërmi nga pronari.

Gazetari Edi Ruçi në një lidhje me 'MCN Live' ka zbuluar se Daniel Qose dhe David Larti, dy punonjës të hotelit të cilët dhe janë arrestuar pasi kanë ndihmuar autorin për të larguar trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes i dhanë Gerald Shehut qese mbeturinash.

Gjithashtu është zbuluar dhe automjeti tip Audi me të cilin Shehu ka bërë të mundur largimin e viktimës nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Sipas tij motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por policia aktualisht është duke hetuar në dy pista kryesore, konflikti i çastit dhe prishja e pazareve të drogës.

Drupal Ad

 

 

 

Që prej ngjarjes që ka ndodhur rreth orës  00:50 minuta të së enjtes, policia nuk ka ndalur ende kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës i cili u ekzekutua me pistoletë në brendësi të hotelit në Dhërmi nga 43 vjeçari. Motivet janë ende të pakonfirmuara por mendohet se kemi të bëjmë me konflikt të çastit dhe prishje të pazarit të drogës pasi të dy kishin njohje të mëparshme në Angli.

Viktima kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë në hotel ku dhe është ekzekutuar me plumb në kokë. Më pas Shehu e ka mbështjellë me qese plehrash për ta larguar nga vendi i ngjarjes i ndihmuar dhe nga dy punonjës të hotelit. Autori me trupin e viktimës në makinë tip Audi është larguar në drejtim të Greqisë, vend ku dhe u arrestua.

Përsa i përket lidhjes mes viktimës dhe autorit përveç konfliktit të çasteve konfirmohet se të dy kanë punuar sëbashku nën Angli.

Ka dyshime se ata mund të kenë punuar në botën e krimit për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ndërsa lidhja e autorit me dy bashkëpunëtorët për të larguar trupin e viktimës janë punonjës të hotelit të cilët të detyruar deri diku e kanë ndihmuar për të larguar trupin e viktimës.

Përsa i përket dëshmisë së vajzës që ka punuar në recepsion ka qenë vajza që ka ndryshuar turnin në recepsion e cila ka punuar deri në orën 23:00 të së mërkurës dhe më pas e ka marrë turnin Eraldo Nevruzi. Ajo thotë se ka vetëm 5 ditë që ai kishte filluar punë dhe e kujton si një person tepër të lëvizur, por nuk ka ditur nëse viktima ka pasur lidhje me autorin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy