
Deputeti demokrat Edi Paloka në një lidhje skype me ‘MCN Live’ lidhur me aksionin opozitar u shpreh se arsyet e protestës së opozitës janë të qarta dhe shqiptarët duhet të reagojnë.
Ai tha se kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve, teksa theksoi se opozita është vështirë dhe se nuk presin tu bashkohen të gjithë. Sipas tij, kushdo që vjen është i mirëpritur pasi pa tym e flakë nuk ka normalitet në këtë vend.
Basha nuk është PD dhe kjo ka kohë, ai ka grupin e vetë që e përdor Rama përmes Bashës si atij i intereson. Basha është pjesë e maxhorancës dhe s’ka asnjë lidhje me PD. Sa për tjetrën deputetët e Bardhit, nuk ishin dhe nuk pati ndonjë diskutim se do ishin pjesë e kuvendit sepse ne si hap të parë kemi arritur bashkimin e grupit në PD i cili të vijë me një proces integrimi të natyrshme, jo që patëm një kuvend ne dhe këta duhet të vinin dhe të duartrokisnin aty.
Bashkimi dhe integrimi në njëfarë mënyre do të vijë në një formë më të natyrshme dhe duke gjetur dhe mënyrën se si do ti integrojmë. Ai ishte një kuvend që ishte detyrim statutor që të zhvillohej për ronkofirmimin e Berishës. S’ka asgjë anormale që Berishën e duan të gjithë në PD kjo është e qartë. Në kuvend vijnë delegatët nuk është miting, dhe të ftuarit. Kështu që salla ishte plot dhe madje dhe shkallët ishin mbushur.
I pyetur se kujt i shërben një PD e ndarë në disa pjesë dhe si do mund ta frenojnë Ramën në këtë mënyrë, Paloka tha se
As procesi i Abi Malltezit dhe as çështja e Berishës nuk ka asnjë lidhje me kuvendin PD dhe e vetmja lidhje është goditja politike që po i bëhet atyre, por PD nuk është ngritur për të protestuar apo të bëjë gati strategji aksioni për të mbrojtur Malltezin dhe Berishën. Në aksion në parlament jemi tashmë prej shumë kohësh para se të bëhej arrestimi dhe ndalimi i Malltezin. Ne jemi në protestë në parlament janë simbolikë e asaj se çfarë po ndodh në këtë vend qoftë me atë që Edi Rama po ja bën këtij vendi, qoftë me atë që ne duhet të bëjmë se si duhet të reagojnë shqiptarët.
Kur të gjithë shqiptarët të ngrihen dhe të reagojnë me tym e zjarr si ne në parlament që dhe bota ta kuptojë se çfarë po ndodh këtu, kjo nuk është më çështje as e 50 deputetëve as e PD, apo opozitës, por është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe mos prisni që të keqen ta keni në derën e shtëpisë për të filluar të bërtisni.
Nëse Rama arrin qëllimin e tij të eliminojë të gjithë opozitën dhe nëse e arrin këtë qoftë nëpërmjet ndihmës që po i jep një si Basha apo duke marrë në dorë të gjithë institucionet do të ikë dhe mburoja e fundit dhe s’do ketë më askush për të ngritur zërin për ju. PD nuk është e mbyllur, kjo është teoria më absurde për të justifikuar Ramën. Çfarë duhet ne të bëjmë. Në këtë opozitë ku është në qendër të sulmit kreu i PD mendon se është e lehtë që njerëzit ti afrohen kësaj partie.
Më tej ai shtoi se njerëzit nuk po angazhohen dhe derisa ta kuptojnë se do u shkatërrohet gjithçka për të reaguar atëherë do të jetë vonë dhe sipas tij kushdo që vjen në PD është i mirëpritur.
Ne kërkojmë thjeshtë të drejtat tona kushtetuese. Ndërkombëtarët kërkuan jepini të drejtën kushtetuese opozitës, dhe Rama çfarë bëri futi të gjithë gardën në kuvend dhe bëri një ligj për të kontrolluar të gjithë parlamentin. Vetëm opozita në kuvend mund ta kontrollojë Ramën sepse drejtësia jo. Ne jemi në diktaturë. Drejtësia është e kontrolluar nga Rama.
Mosbindja civile është detyrë e çdo shqiptari sot, jo vetëm e opozitës. Liria e vetme që kanë shqiptarët është ikja nga vendi. Ne kemi vendosur një sërë aksionesh për të bërë aksionin tonë dhe kur të fillojnë do jenë pa kthim. Çdo strategji ka sigurisht dhe llogaritë e veta, por kur të nisim do nisim me një qëllim të caktuar sepse s’ka asgjë që i ndal njerëzit që kanë një qëllim. Kur të filloj aksioni opozitar nuk ka më jetë normale për këta që i shërbejnë këtij regjimi.



